AAK: Mbledhja e dy qeverive, për qëllime propagandistike
Zyrtarë të AAK-së thonë se takimi i përbashkët midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, është më shumë propagandë në kohë zgjedhjesh, se sa bashkëpunim i mirëfilltë.

Sipas AAK-së, këto lloj takimesh po shfrytëzohen për të mbuluar dështimet dhe ngecjet serioze në bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Kosova dhe Shqipëria duhet të rrisin bashkëpunimin ekonomik, arsimor, kulturor etj., dhe ky bashkëpunim duhet të sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme.

AAK i fton të dy qeveritë që të flasin me parametra sektorialë, në mënyrë që të mos na përsëriten krizat e të kaluarës, siç ishin barrierat e importit të çimentos apo të eksportit të patates”, thuhet në njoftimin për shtyp të AAK-së. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2013, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori