AAK mbledh nënshkrime për shkarkimin e Jabllanoviç
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar sot shkarkimin e ministrit për Kthim e Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç. Për të drejtuar këtë kërkesë, AAK ka mbledhur nënshkrime nga deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar protesta në vende të ndryshme të Kosovës në kundërshtim me deklaratat e Jabllanoviç.

Në Gjakovë, në Krushë e në Fushë–Kosovë janë mbajtur protesta kundër këtij ministri dhe nga Isa Mustafa është kërkuar shkarkimi i tij. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2015, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori