AAK mbështet VV-në për balotazh në Komunën e Kamenicës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Kamenicë, do të mbështesë në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, Qëndron Kastratin, kandidatin për kryetarkomunësKamenicës nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ai ka rival Shaip Surdullin, kandidat për kryetar komune nga radhët e LDK-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-dega Dardanë, me shumicë votash mori vendim që në garën e balotazhit për zgjedhjet e 19 nëntorit ta përkrahë kandidatin e VV-së, Qendron Kastrati.

Njoftoj të gjithë anëtarësinë e AAK-së se nga sot vazhdojmë ta bëjmë rrugën së bashku me Vetëvendosjen Urime e na priftë e mbara”, ka shkruar në Facebook, Faton Jakupi, – ish-kandidat për kryetarkomunësKamenicës. /albeu.com/

Shtuar më 03/11/2017, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori