AAK: Mbështesim protestat gjithëpopullore
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se protestat janë një mjet demokratik për të shprehur pakënaqësi qytetare të cilësdo natyre.

Sipas AAK kërkesat tashmë të identifikuara dhe të drejtuara Qeverisë janë legjitime dhe të drejta.

"Aleanca beson se protestat qytetare për veprime apo mosveprime të caktuara të Qeverisë nuk kanë për qëllim dëmtimin e shtetit, por përkundrazi, fuqizimin e tij dhe ndërprerjen e fyerjes, nënçmimit dhe shantazhimit të vazhdueshëm ndaj qytetarëve dhe vendit.Qeveria e Kosovës e bartë përgjegjësinë e plotë, si për veprim, ashtu edhe për mosveprim. Aleanca do të vazhdojë përkrahjen dhe mbështjetjen e protestave gjithëpopullore deri në realizimin e kërkesave legjitime dhe të drejta.", u theksua gjatë mbledhjes së AAK.

Në të njejtën kohë, Aleanca ka dënuar dhunën reciproke e cila është ushtruar në rrugët e kryeqytetit. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori