AAK: Kthehemi në Kuvend vetëm kur të diskutohet për Demarkacionin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të merr pjesë as në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka lajmëruar nënkryetari i kësaj partie Ali Berisha në një konferencë për media, dhe ka thënë se ky vendim për bojkotim të seancave do të jetë derisa në Kuvend të trajtohen çështja e Demarkacionit dhe Asociacionit është marrë kohë më parë.

Ai gjithashtu tha se vendimi i AAK-së është që të kundërshtohen këto dy marrëveshje me mjete demokratike brenda dhe jashtë Kuvendit, dhe theksoi se kur AAK të kthehet në Kuvend nuk do të përdor gaz lotsjellës./Albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori