AAK kritikon Ministrinë e Bujqësisë
Alanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë për mungesë të planeve operative konkrete për mbjelljet pranverore. Në një pronocim për mediat kryesuesi i Departamentit të Bujqësisë në AAK, Imer Rusinovci deklaroi se në një të ardhme të afërt vendi ynë do të përballet me mungesë të prodhimtarisë vendore si pasojë e paaftësisë së qeverisë për t`i stimuluar prodhimet vendore.


Sipas Rusinovcit bujqësia në Kosovë çdo vit e më shumë po degradohet dhe nuk është e vërtetë, siç tha ai, se vendi ynë po shënon rritje ekonomike. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori