Protesta për provimin, maturantët ulen këmbëkryq para Ministrisë së Arsimit

Maturantët vazhdojnë akoma protestën e tyre që nga mëngjesi.

Ata kërkojnë rivlerësim të provimit të djeshëm të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, me argumentet se ka qenë shumë i vështirë dhe i pakuptimtë.

Para ministrisë janë mbledhur maturantë nga të gjitha gjimnazet e Tiranës, të cilët aktualisht janë ulur këmbëkryq para institucionit, duke pritur një përgjigje nga vetë ministrja Besa Shahini.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Ndërkohë, lidhur me shqetësimin e maturantëve ministria ka paralajmëruar se në orën 14:45 do të ketë një konferencë nga Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi. Nga ana e tyre, maturantët deklarojnë se presin një përgjigje vetëm nga ministrja Shahini.


Shtuar 12.06.2020 12:23