Nuk e pritën mirë, një foto e Don Xhon dhe Arbenitës po qarkullon në rrjet (FOTO LAJM)

Dhe që thoni ju, një fotomontazh nga fansat e Don Xhonit, ka bërë bashkë këtë të fundit dhe modelen e njohur Arbenita Ismajli.

Shpesh ndodh që fansat të bëjnë editime të tilla, por ky i fundit nuk i ka pëlqyer asnjërës palë.

Të dy kanë komentuar në postimin në fjalë dhe reperi ka kërkuar që kjo foto të fshihet, teksa Arbenita ka komentuar një emoji që nënkupton se ‘po vjell’ nga ky editim.

E megjithatë, fotoja nuk është fshirë, teksa shoqërohet nga mbishkrimi “Edhe femrën unë ta marr, e kam fanse”.

Lart e poshtë qarkullojnë disa video, sipas së cilave Don Xhoni i ka dedikuar një ‘diss’ Feros, por nuk e dimë se si është me të vërtetë marrëdhënia mes tyre dhe çfarë mendimi ka Fero rreth fotos.

Sakaq, kohët e fundit, në rrjet po përflitet se ai dhe Arbenita i kanë dhënë fund lidhjes dhe shkak është bërë fakti se ata nuk ndiqen më dhe prej kohësh nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë që rrjeti zien nga lajmi i ndarjes së tyre, Fero vendosi papritur të çaktivizojë llogarinë e tij në Instagram, pa njoftuar më herët fansat e tij.

Gjithashtu, Arbenita foli për herë të parë për ndjekësit e saj ditën e djeshme, duke lënë të kuptohet se ndihet e trishtuar. Në një postim në InstaStory, modelja ka treguar se po përpiqet të mbushë kohën e saj, në mënyrë që të mos mendojë për Feron.

“Qëndro aq e zënë, sa të mos kesh kohë për të qenë e mërzitur.”- janë fjalët e Arbenitës në postim.


Shtuar 17.09.2020 09:43