AAK: Haradinaj të lirohet më 2 mars
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka deklaruar se mbajtja për afro dy muaj e Ramush Haradinajt në Francë, ishte tallje me standardet e drejtësisë ndërkombëtare dhe shkelje flagrante e të drejtave të një individi. Por, Nitaj ka thënë se kësaj do ti vije fundi me dy mars, ku sipas tij Haradinaj do të lirohet.

Ky është statusi i plotë i Nitajt:

"Liberté, égalité, fraternité" për Ramushin

Mbajtja për afro dy muaj e Ramush Haradinajt në Francë, ishte tallje me standardet e drejtësisë ndërkombëtare dhe shkelje flagrante e të drejtave të një individi!

Fletarresti i përsëritur i Serbisë, për një materje për të cilën zoti Haradinaj është shpërlarë përpara instancës më të lartë të drejtësisë ndërkombëtare, ishte përpjekje e Serbisë për ta vënë në lajthitje sistemin francez të drejtësisë dhe për ta goditur Kosovën në pjesën më të ndjeshme të saj!

Parimi për gjoja gjykim të paanshëm në rastin Haradinaj, këtë herë e ka humbur çdo kuptim. Ai do t'i kthehet vendit të tij, jo vetëm se është i pastër si loti, por edhe sepse gjyqtarët përballë, nuk janë benjaminë të Milloshevicit.
Motoja e Kombit Francez "Liberté, égalité, fraternité", për Ramush Haradinajn besoj të marrë kuptim me këtë 2 Mars!/Albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 20:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori