AAK e NISMA drejt koalicionit parazgjedhor
Marrëveshja mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën për formimin e një koalicioni parazgjedhor, është drejt hapave të konkretizimit.

“Kjo marrëveshje është në vazhdën e bashkëpunimit të partive opozitare për të kundërshtuar qeverinë dhe njëkohësisht konfirmim i dy subjekteve opozitare përkatësisht AAK dhe NISMA për të vazhduar edhe bashkëpunimi për të ndërtuar koalicion parazgjedhor”, ka deklaruar sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Sherifi gjithashtu bënë me dije se ky koalicion është i hapur për të gjitha forcat politike opozitare edhe për “Vetëvendosjen”./Albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori