Xavi lartëson Pedrin: Lojtar superlativ, më i miri në atë rol për moshën që ka

Barcelona e Xavit triumfon në fushën e Valencias dhe trajneri vlerëson veçanërisht performancën e Pedrit , i cili dha një asist vetëm tre minuta pasi hyri në fushë, ku në fakt ishte goli i tij por gjyqtari kishte vendosur që autori i golit të ishte Aubameyang, i cili preku imtësisht topin.

“Ai është një lojtar superlativ, fantastik, për atë që bën dhe kohën e tij. Ai mund të jetë më i miri në rolin e tij dhe është vetëm 19 vjeç.

Pastaj shënon, futet në fushë, punon shumë dhe rikuperon topat. Është një mrekulli ta kesh atë në ekip.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.02.2022 10:56