AAK: Do ta ndryshojmë Kosovën
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka lajmëruar se në parti ka nisur reformimi i brendshëm.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e AAK-së i është drejtuar me kërkesë të shkruar Këshillit Drejtues për të shpallur zgjedhjet në të gjitha nivelet e organizimit, si dhe me propozim për mbajtjen e Kuvendit të Punës së AAK-së.

AAK thotë se ky vit do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha në Kosovë.

Kryesia e AAK-së vlerëson se ndryshimi gjatë vitit 2015 nënkupton fuqizim të AAK-së në të gjitha nivelet e organizimit në mënyrë që arrihet synimi i qytetarëve të Kosovës për ndryshimin e gjendjes së mjerueshme me të cilën përballet Kosova për çdo ditë. Ndryshimi dhe fuqizimi i AAK-së do të sjellë ndryshim në Kosovë”, thuhet në komunikatën e partisë së Haradinajt./albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori