Përmes një
njoftimi të shpërndarë për mediat nga zyra e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thuhet se AAK dhe NISMA për Kosovën, janë marrë vesh për inicimin e krijimit të boshtit opozitar në Kosovë.
Sipas këtij
njoftimi liderët këtyre dy partivë, sot në orën 16.00, në selinë e NISMA-s, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. “Marrëveshja mbetet e hapur për parti të tjera dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile e përsonalitete nga jeta publike”, thuhet në fund të njoftimit.
AAK e
Nisma në takim, pasdite konfirmohet koaliconi
Në këto momente në zyrat e AAK-së në Prishtinë, përfaqësues të dy
partive opozitare, AAK dhe
Nisma po zhvillojnë një takim, ku po i diskutojnë detajet e fundit të një koalicioni parazgjedhor të cilit do ta nënshkruajnë sot.
Mësohet se pjesë e këtij takimi ka qenë përfaqësues nga
Nisma janë Bilall Sherifi dhe Endrit Shala, transmeton lajmi.net. Takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2016,
ora 10:53