AAK: Askush s'do shkojë në Hagë për listën
Pëlqej
Blerim Shala
Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaron se askush nga radhët e saj nuk do të udhëtojë në Hagë për të hartuar listën zgjedhore. Përmes një komunikate për shtyp, AAK ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara në media se, nënkryetari Blerim Shala do të udhëtojë drejt Hagës për të hartuar listën me kryetarin Ramush Haradinaj.

Askush nga AAK nuk do të udhëtojë për në Hagë për t’i dërguar kryetarit Ramush Haradinaj listën zgjedhore të partisë. Ky dizinformim ka si qëllim dëmtimin e AAK-së, e cila po përgatitet për të fituar zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit”, thuhet në komunikatë.

Në këtë dokument vlerësohet më tej se ky lajm synon edhe dëmtimin e figurës së Haradinajt, i cili do të dalë së shpejti për rigjykim në Hagë.
Shtuar më 06/11/2010, ora 21:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori