AA: Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, e keqja e domosdoshme
Anëtari i Kryesisë dhe zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, në emër të grupit të tij ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it deri në vitin 2018, duke theksuar se vazhdimi i mandatit të EULEX-it është një e keqe e domosdoshme për Kosovën.

Ai nevojën e qëndrimit të EULEX-it në vend në një deklaratë për lajmi.net, e arsyeton me dështimin e sistemit të drejtësisë vendore, ndikimin politik në gjyqësor dhe shkallën e larët të krimit dhe korrupsionit.

"Në situatën çfarë është Kosova, vazhdimi i Misionit të EULEX është e keqja e domosdoshme. Dështimet në sistemin e drejtësisë, kontrolli politik mbi gjyqësorin e Kosovës si dhe korrupsioni e krimi i organizuar, në nivele të larta edhe në politike, e bëjnë pothuajse të paqëndrueshme çfarëdo ideje që Misioni i EULEX-it ta përfundojë mandatin e vet", ka thënë Nitaj.

Qeveria e Kosovës sot ka marr vendim që misionit europain për sundimin e ligjit në Kosovës, EULEX t’i vazhdohet mandati deri në vitin 2018. Qeveria këtë vendim e ka arsyetuar me lendët e shumta që ka pa përfunduar ky mision.

Por, Nitaj ka thënë se EULEX-i nuk ka përmbushur pritjet e kosovarëve. Madje ai thotë se ky mision është i njëjtë me sistemin vendor sa i parket marrjes me raste e mëdha, apo "peshqit e mëdhenj". "Për më tepër duket që jo në pak raste, EULEX-i është infektuar nga sindromi vendor i pavendosmërisë që të përballet me ata që në zhargonin publik cilësohen 'peshqit e mëdhenj'".

"EULEX-i, ka kryer disa punë të mira, por sigurisht jo të mjaftueshme. Fakti që Kosova prej vitit 1999 është nën mbikëqyrjen e misioneve të njëpasnjëshme ndërkombëtare dhe sot e ka një sistem të paqëndrueshëm gjyqësor, në një pjesë të madhe flet edhe për efikasitetin e EULEX-it", ka thënë Nitaj

Misioni i EULEX-it në Kosovë kishte filluar punën në dhjetor të vitit 2008. Ky mision ishte llogaritur si njëri ndër misionet më të mëdha që BE, kishte dërguar në një vend. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori