Partitë opozitare që pas zgjedhjeve u bënë bashkë në një
bllok dhe u quajtën VLAN.
Këtu bënte pjesë LDK-ja, Vetëvendosje, AAK-ja dhe NISMA për Kosovën.
Lidhja Demokratike e Kosovës "tradhëtoi" tre partitë e tjera dhe iu bashkua PDK-së ku Mustafa fitoi edhe postin e kryeministrit, paçka se PDK ishte partia e dytë në vend.
Pasi iku LDK-ja, sërish Vetëvendosje, AAK dhe NISMA mbeten të bashkuara dhe për 7 muaj me protesta kritikuan ashpër dyshen Thaçi - Mustafa.
Pas shtatë muajve "betejë opozitare", AAK-ja dhe NISMA kanë vendosur të krijojnë një
bllok më vete duke e "përjashtuar" Vetëvendosjen.
VV ka akuzuar tre partitë me të cilat ishte në koalicionin e madh opozitar se po flirtojnë me pushtetin.
Përçarja e opozitës i ka patur "krisje" qysh më herët dhe shumë komentatorë politikë e kishin vërejtur "çarjen".
Nga VLAN tanimë me iniciale ka mbetur thjesht AN. /Albeu.com/
Shtuar më 19/04/2016,
ora 21:17