A shkon për Kosovën koalicioni PDK-LDK?
Pëlqej
Partia Liberale e Kosovës thotë se është e "shqetësuar nga agresiviteti i humbësve që po bëhen bashkë për të marrë pushtetin dhe për rivendosur një sistem diktatorial në Kosovën e shekullit XIX-të".

Sipas kësaj partie, Kosova duhet të udhëhiqet nga koalicioni PDK-LDK, "për të shpëtuar Kosovën nga vendosja eventuale e pushtetit te inateve, hakmarrjes, individëve të korruptuar dhe të frustruar të cilët në fakt janë tejet të dëmshëm për fatin e Kosovës, imazhit dhe perspektives euroatlantike të saj".

"Partia Liberale e Kosovës është e shqetësuar me agresivitetin e humbësve të zgjedhjeve për të marrur pushtetin dhe rivendosur regjimin diktatorial të stliit kubanez në Kosovën e shekullit 21 dhe se koalicioni PDK –LDK me komunitetet, në fakt nuk është koalicion për PDK dhe LDK por për të shpëtuar Kosovën nga vendosja eventuale e pushtetit të inateve, hakmarrjes, individëve të korruptuar dhe të frustruar të cilët në fakt janë tejet të dëmshëm për fatin e Kosovës, imazhit dhe perspektivës euroatlantike të saj", thuhet në njoftimin e kësaj partie. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori