A punon shërbimi sekret serb në rekrutimin e luftëtarëve që shkojnë në Siri?
Pëlqej
Shpesh është folur, por ka patur dhe prova se Serbia financon grupe të caktuara radikale islame si dhe nxit frymën e urrejtjes, me qëllim që Kosovës ti prishet imazhi ndërkombëtar.

Vetëm disa ditë më parë, lidhur me rastin e Lavdrim Muhaxherit, u hodhën dyshime se ai mund të jetë rekrutuar nga BIA serbe, pikërisht për qëllime politike të Beogradit, që ta nxijë "faqen" e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe shqiptarët të konsiderohen si "terroristë".

Tashmë, është fakt se në mesin e 200 personava që kërkohen nga policia nën dyshimin e terrorizmit ndodhet dhe një serb.

Kjo lë hije dyshimi, se shërbimet sekrete serbe mund të rekrutojnë persona për tiu shërbyer qëllimeve të tyre të errëta, që Kosova, një shtet i ri , të mos ketë imazh të mirë ndërkombëtar. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2014, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori