A po zvarritet qëllimisht hetimi për faljen të hidrocentraleve?
Nëse deri të mërkurën e dytë të muajit maj nuk nxirret aktvendim për fillimin e hetimeve të rastit të faljes së katër hidrocentraleve, ndjekja penale do të parashkruhet, shkruan sot Koha Ditore.

Që rreth 25 muaj Prokuroria e Shtetit ka thënë se “ka nisur mbledhjen e informatave për këtë rast”. Deri tash nuk kanë nxjerrë aktvendim për nisjen e hetimeve për asnjërin zyrtar të përfshirë në faljen e hidrocentraleve milionëshe.

Stërzgjatja e “mbledhjes së informatave” që ndryshe njihet si procedurë parapenale po rrezikon hetimin e një prej skandaleve më të mëdha të pasluftës, në të cilin është përfshirë drejtpërdrejt Qeveria.


Shtuar më 21/04/2018, ora 07:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori