A po shkon qeveria drejt fundit, zyrtari i NISMA e akuzon Hotin për kapje të shtetit
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi, i ka konsideruar si kapje të shtetit shkarkimet e bëra nga Qeveria Hoti, qeveri kjo ku po bashkëqeveris edhe partia e tij.
Krasniqi ka përmendur të gjitha shkarkimet e bëra nga ana e kryeministrit Hoti, teksa ka përmendur edhe shkarkimin e
Drejtorit të AKI’së, Kreshnik Gashi, i cili ende nuk e ka liruar pozitën, pavarësisht kërkesës së të parit të ekzekutivit.
Për pozitën e Sekretarit të Presidencës dhe
Drejtorit të AKI’së, ish-zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë i ka konsideruar si emërime me tendenca politike.
Prishje të raporteve LDK’ja po pëson edhe me AAK’në, me të cilën nuk po arrin të gjejë gjuhë të përbashkët lidhur me çështjen e presidentit. Kryesia e AAK’së ka propozuar kryetarin e saj, Ramush Haradinajn, për president, por një propozim të tillë e ka shpërfillur LDK’ja.
Postimi i plotë:
Realisht kjo është “kapje e shtetit”, kjo që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2020:
Shkarkim/
emërimet e dhjetëra bordeve dhe drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike
Shkarkim/
emërimet e bordeve dhe drejtorëve të Autoriteteve Rregullative
Shkarkim/
emërimet e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive
Shkarkim/
emërimet e Këshillave Drejtues të Universiteteve Publike
Shkarkimi/
emërimi i
drejtorit të Policisë
Shkarkimi/
emërimi i
drejtorit të Doganës
Shkarkimi/
emërimi drejtorit të Administratës Tatimore
Shkarkimi/
emërimi i bordit dhe i
drejtorit të SHSKUK-së
Shkarkimi i
drejtorit të AKI-së (me tendecë
emërimi)
Shkarkimi i sekretarit të Presidencës (me tendencë
emërimi)
Në disa nga institucionet e cekura më lartë, fatkeqësisht,
shkarkim/emërime ka patur edhe nga disa herë brenda këtij viti
Sigurisht ka dhe të tjera
shkarkim/emërime që si kam përmendur!
Shtuar më 18/12/2020,
ora 22:17