A po i hakmerret Isa Mustafa Hashim Thaçit për humbjen e Prishtinës?
Pëlqej
Koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje është një ide politike e Isa Mustafës.

Ai nuk po ka ambicie të jetë as kryeministër i Kosovës dhe ia ka lënë këtë post Ramush Haradinajt, por inati i tij shkon vetëm për Hashim Thaçin dhe PDK-në.

Kjo, pasi partia e Thaçit e mbështeti Shpend Ahmetin në zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.

"Përkundër asaj se LDK-ja doli e para dhe fitoi bindshëm, PDK-ja nuk e përfilli këtë shprehje të vullnetit të qytetarëve, por u angazhua në mënyrë fanatike që me çdo kusht ta mposhtin kandidatin e LDK-së në Prishtinë. Si rezultat i këtij fanatizmi të paarsyeshëm, edhe pse fituese e zgjedhjeve, LDK-ja e humbi të drejtën që ta qeverisë Prishtinën”, thotë anëtari i LDK-së, ish deputeti Naser Rugova, transmeton Zhurnal.

Kjo ka qenë dhe arsyeja se LDK-ja po hyn në një koalicion të gjerë që ta pengojë PDK-në dhe Hashim Thaçin dhe nuk do në asnjë mënyrë bashkëpunim me Thaçin. /albeu.com/

Shtuar më 29/09/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori