A po i fsheh Serbia krimet e luftës së Kosovës?
Pëlqej
Edhe pse u zhvarrosën 45 trupa shqiptarësh të vrarë nga një varrezë masive në Rashkë të Serbisë, sërish Beogradi as nuk denjon të ndjekë penalisht dhe të dënojë personat që i kanë kryer këto krime.

Nga viti 2002, u gjetën eshtrat e 744 personave që ishin në varre masive në tokën e Ministrisë së Brendshme në Batajnicë pranë Beogradit dhe 70 të tjerë në Petrovo Selo; 84 u gjetën në liqenin Perucac.

Këto trupa iu kthyen familjeve. Të tjerë besohet se janë shkatërruar në furra industriale në Surdulicë dhe Trepçe.

Zyra e Prokurorisë së Serbisë për krimet e luftës ka premtuar shumë herë që nga viti 2002 se do të ndjekë penalisht oficerët dhe ushtarët serbë që i kryen masakrat.

Mirëpo, nuk është bërë aspak puna e duhur për të zbardhur të vërtetat dhe për të dënuar fajtoret për krime lufte.

Në shkurt 2011, Vlastimir Djoredjevic, ish-asistent Ministër i Punëve të Brendshme dhe shef i Departamentit të Sigurisë Publike (RJB), përgjegjës për të gjitha njësitë RJB në Kosovë, u dënua në tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe dy për krime lufte.

Me përjashtim të Djordjevic, asnjë anëtar i RJB,nuk eshte denuar as edhe një komandant ushtarak apo policor i cili bashkëpunoi dhe zbatoi operacionin e mbulimit, pavarësisht fakteve të bollshme që vinin nga Tribunali për ish-Jugosllavinë.

Amnisty International shpjegon se të gjithë prokurorët e luftës që janë ndërruar në Serbi, kanë premtuar se do ti zbardhin rastet dhe do të dënojnë fajtorët, por se kjo nuk ka ndodhur në mënyrë të plotë.

AI shpreson qe prokuoriri aktual në Beograd, Vladimir Vukçeviç të mund të zbardhë të gjitha rastet dhe të dënojë kriminelët e luftës për veprat e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori