A po e mbron prokuroria djalin e Maxhunit?
Pëlqej
Prokuroria e Shtetit ka nisur një ndërmarrje për ta shfajësuar Shpëtim Maxhunin, djalin e Shefit të AKI’së, të cilit i ishte gjetur armë e drogë në veturën e babës së Shpend Maxhunit.

Zëvendës kryeprokuori i Prishtinës, Ibrahim Berisha ka thënë se ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth rastit ku në veturën e babit të shefit të AKI-së, Enver Maxhunit, të cilën ka qenë duke e drejtuar djali i Shpend Maxhunit, Shpetimi, policia gjeti drogë dhe armë pa leje.

Në bazë të këtyre informacioneve, Berisha thotë se veturën e ka drejtuar djali i Maxhunit porse arma dhe droga nuk kanë qenë të tij. Sipas tij, arma ka qenë e kushëririt të tij, Rinor Maxhunit ndërsa droga në cigare e një personit të tretë.

“Në veturë kanë qenë tre persona, atë e ka drejtuar djali i Shpend Maxhunit, ndërsa xhaketa me revole ka qenë e Rinorit. Kushërir i tij Rinori ka deklaruar se xhaketa dhe arma pa leje ishte e tij sipas informacioneve të fundit të cilat i mora. Droga e llojit marihuanë që është gjetur në cigare është gjetur të një person tjetër i cili ka qenë jashtë automjetit, kur është kontrollu ju ka gjet atij”, tha Berisha për Insajderin.

Berisha tha se ende nuk e ka parë kallëzimin penal pasi që ai është dorëzuar në prokurori të premten pasdite, por se informacionet shtesë i ka marrë nga policia, për më tepër prokuroia ka nisur hetimet.

Vetura e Enver Maxhunit, një ish-polici të vjetër dhe që është babai i shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, është “inspektuar” të shtunën e kaluar nga Policia e Kosovës.
Nipit të tij Sh.M., i cili është djali i Shpend Maxhunit, dyshohet se i është gjetur një armë pa leje dhe substancë narkotike. Ky rast nuk është proceduar fare nga Policia e Kosovës në Prokurori të Shtetit, derisa “Koha Ditore” ka kërkuar nga Prokuroria informata mbi këtë kontroll.


Shtuar më 20/10/2018, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori