A po e mbron Hashim Thaçi Gani Gecin?
Pëlqej
Disa ish-veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë ngritur dyshime ndaj ish-kreut politik të UÇK-së, Hashim Thaçit.

Ata po i shohin me mjaft dyshime sidomos raportet mes Hashim Thaçit dhe ish-deputetit të PDK-së, Gani Gecit.

Sipas tyre, ka patur disa raste kur Geci është mbrojtur nga Thaçi, thjesht e vetëm për shkak se ka pushtet politik, shkruan Tribuna.

Geci ka pranuar publikisht se është autor i vrasjes së njërit prej eprorëve të parë të UÇK-së, Abedin Rexhës - Sandokani.

Veteranët në një letër që pritet t'ia drejtojnë Thaçit, përmendin edhe dy konflikte fizike të Gani Gecit me Gani Kocin dhe Xhavit Halitin.

Sipas tyre, pas këtyre veprave dhe pas tentimvrasjes të deputetit Azem Syla, Gani Geci nuk u ndoq nga drejtësia, por përfundoi në një odë të respektuar në Drenicë, ku me ftesë të kryeministrit Thaçi i cili ndërmjetësoi për pajtim.

Veteranët shprehen se të gjitha këto raste dëshmojnë se lidhjet mes Thaçit dhe Gani Gecit mund të jenë të fuqishme. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori