A po e humb blloku durimin?
Pëlqej
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa vazhdon të mos jetë kryetar i Kuvendit, pavarësisht faktit se një gjë e tillë i është premtuar nga koalicioni LDK-AAk-NISMA dhe është nënshkruar edhe në marrëveshje.

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi zgjedhjen e Mustafës dhe shpalli PDK-në si partinë, e cila duhet të zgjedhë kryeparlamentarin, meqë e ka shumicën e votave në Kuvend.

Mirëpo, edhe nominimi i PDK-së për kryetar Kuvendi nuk u arrit, shkruan Koha Ditore.

Edhe koalicioni LDK-AAK-NISMA duket se ka hyrë në një ngëqrç të thellë, pasi qëkurse është lidhur marrëveshja nuk po arrihet diçka konkrete.

Së fundmi në koalicion është shtuar edhe Vetëvendosje, e cila po ashtu ka kërkesat e saj, që janë tepër të kontestueshme.

Përveç kësaj, në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme VV-ja ka paralajmëruar se do të shkojë e vetme në zgjedhje dhe jo me bllokun LDK-AAK-NISMA. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2014, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori