A ka rrezik Brezovica pas ortekut ku vdiq Arian Daci? Flet profesionisti
Bujar Turjaka, profesor i skijimit, Fakultetit i Edukimit Fizik dhe Sportit, ka konfirmuar për Express se 120 pjesëmarrësit në Brezovicë janë shënosh e mirë. Ka konfimiruar se s’ka asnjë rrezik për asnjë prej pjesëmarrësit.

Këta studentë janë në Brezovicë në kuadër të kursit të rregullt të lëndës së skijimit.

“S’ka asnjë rrezik për studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë”, ka thënë ai.

Turjaka ka treguar se rasti i aksidentit tragjik ka ndodhur jashtë pistave të rregulluara për skijim.

Profesori ka shpjeguar se aksidenti i sotëm ku ka humbur jetën Arian Daci kishte ndodhur pasi i njëjti kishte skijuar jashtë pistave të rregulluara.

“Në bashkë me studentë dhe profesor si dhe me ekipin shpëtimtare kemi ndihmuar në gjetjen e viktimës”, ka thënë ai.

Ai ka këshilluar që gjatë janarit kur ka të reshura të mëdha nuk bën të skijohet në pista të parregulluara për shkak të rrezikut të orteqet.

“Shtresohet bora dhe mandej është rrezik potencial që shtresat e borës të rrëshqasin dhe iniciojnë ortekun”, ka thënë ai.
Shtuar më 26/01/2019, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori