A ka nevojë për një "etapë të re" shqiptaro-serbe?
Pëlqej
Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve, fill 15 vjet pas Luftës së Kosovës po mundohen të rregullohen dhe të vihen 'për vije'.

Mirëpo, a duhet sot të kemi marrëdhënie të tilla "të reja", që hapin një "etapë të re" për marrëdhënien mes këtyre dy etnive?

Në sytë e popujve të kolonizuar kolonizatori është gjithçka.

Ata kujdesen që t’i duken mirë atij, të sjellshëm, kokëulur, të bindur, punëtorë, shkruhet në Lista për Shqipërinë Natyrale.

Sipas shkrimit në fjalë i kolonizuari, që ne kete rast janë shqiptarët nuk janë askush në sytë e kolonizatorit, që janë serbët, per me sakte Serbia.

Po në këtë kumtesë, thuhet se Serbia ka për kryeministër nxënësin shembullor të politikave të Shejshevlit, Aleksandër Vuçiç, i cili në Bruksel, në prani të Ramës dhe të Thaçit shpalosi një hartë, ku "nuk ishte shteti i Kosovës".

Po ashtu, deklaratat e Ivica Daçiçit të mbushura me urrejtje ndaj shqiptarëve tregojnë se kolonizatori është gjithnjë agresiv ndaj popullit kolonizues.

Mirëpo, Serbia edhe me këtë politikë, ka arritur "të shitet" tek ndërkombëtarët si shtet demokratik, duke cilësuar shqiptarët myslimanë edhe si "terroristë".

Kjo marrëdhënie asimetrike transpozohet edhe në marrëdhëniet post-koloniale, sidomos në ato raste kur pas çlirimit kombëtar nuk është themeluar ndonjë barazi subjektive mes dy palëve, përmbyllet shkrimi. /albeu.com/



Shtuar më 04/09/2014, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori