A ka gisht MUP-i serb në trafikimin e kosovarëve?
Vetëm në tri ditët e fundit në rajonin e Gjilanit gjegjësisht në pikat kufitare “Dheu i Bardhë” dhe Muçibabë janë arrestuar katër kontrabandues, prej tyre tre shqiptar dhe një serb. Tek Bashkim Aliu i cili po transportonte dy të rinj rrugëve ilegale janë gjetur edhe formularë të hyrje daljeve të Republikës së Serbisë të lëshuara nga Policia në Konqul. Të arrestuarit tjerë janë: Milivoje Petroviq nga Kufca e Epërme ish polic i kohës së Millosheviqit, Fadil Salimani nga Dobrosini dhe Agron Salihu nga Tërrnoci.

Përkundër goditjes që po marrin kontrabanduesit nga ana e policisë dhe prokurorisë së Gjilanit megjithatë ikja masive e kosovarëve po vazhdon drejtë Hungarisë.

Vetëm në tri ditët e fundit Prokuroria e Gjilanit ka goditur një rrjet të organizuar kontrabanduesish thotë për rajonipress Arben Kadriu prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, raporton rajonipress.

Kadriu tha se tashmë prapa grilave ndodhen: Bashkim Aliu, Milivoje Petroviq nga Kufca e Epërme, Fadil Salimani nga Dobrosini(Serbia) dhe Agron Salihu nga Tërnoci (Serbia).

Kadriu ka konfirmuar arrestimet e tyre dhe tha se nuk do të ketë tolerancë për grupet e tilla që po kontrabandojnë kosovarë drejtë Hungarisë, shkruan rajonipress.com.

Rasti më interesantë ndërkaq mbetet ai i Bashkim Aliut. Sipas burimeve të policisë më datën 18 dhjetor 2014 rreth orës 16;25 në pikën kufitare në Muçibabë tek pika e vjetër në rrugën dytësore e cila lidh fshatin Muçibabë me Lagjen “Zekbashet”( Republika e Serbisë) është ndaluar vetura e të dyshuarit e tipit “Opel Korsa” ngjyrë e kuqe me targa të Kosovës të cilën e ngiste i dyshuari Bashkim Aliu i cili po i transportonte për në Preshevë të Serbisë rrugëve ilegale, dy të rinj nga Ferizaj të cilët kishin lidhur kontratë me të dyshimtin që për transportonte deri në Preshevë të i paguajnë nga 100 Euro ku me tu nisur nga Gjilani rreth orës 15;30 viktimat ia kishin dhënë 110 Euro ( njëri 60 euro ndërsa tjetri 50 euro) kurse edhe 90 euro tjera ishin marr vesh për t’ia dhënë pasi të mbërrijnë në Preshevë.

Viktimat sipas policisë janë nga rrethi i Ferizajit. Sipas deklaratave të dy viktimave ata të enjten kishin rënë në kontakt me të dyshuarin (Bashkimin) në Stacionin e Autobusëve në Gjilan dhe ishin dakorduar që Bashkimi t’ua siguroj edhe formularët e Serbisë të cilët lëshohen gjatë hyrjes së qytetarëve kosovarë në Serbi me letërnjoftim sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë.

Gjatë kontrollit tek viktimat janë gjetur formularët e Hyrje/Daljeve të Republikës së Serbië në emër të dy viktimave të cilët ishin lëshuar në Policinë Kufitare në Konqul me datën 18-12-2014 dhe vlenin deri më datën 02-01-2015. Këta formularë janë vulosur me dy vula origjinale me mbishkrimin cirilik ,,Republika Serbia”.

Kurse i arrestuari tjetër Milivoje Petroviq (1964) nga Kufca e Epërme është ish polic i kohës së Millosheviqit. Ai ka kontrabanduar kosovar nga Gadimja, Lipjani dhe Prishtina. Kontrabandimin e ka bërë në mënyrë të organizuar derisa u ka marrë nga 450 euro kurse destinacioni i tyre ka qenë Subotica e më pas Franca.

Fadil Salimani nga Dobrosini ka kontrabanduar dy shqiptar nga Vushtrria në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, derisa atyre u ka marrë nga 70 euro për person.

I arrestuari tjetër Agron Salihu nga Tërrnoci është kapur duke kontrabanduar tre shqiptarë nga Lipjani dhe Ferizaji derisa viktimave u ka marrë nga 170 euro./albeu.com/
Shtuar më 19/12/2014, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori