A ka agjentë kosovare në Serbi?
Pëlqej
Derisa në Kosovë mendohet se ka shumë shërbime sekrete të huaja, duke përfshirë këtu edhe agjentë të Serbisë, një tjetër realitet po ofrohet këto kohë.

Mendohet se edhe agjentë të AKI-së së Kosovës mund të jenë dërguar në Serbi.

Vrasja e agjentit kosovar në Siri le të kuptosh se shërbimet sekrete kosovare e kanë shtrirë aktivitetin e tyre përtej shtetit.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi tha se duhet që Kosova të ketë informata lidhur me atë se çfarë ndodh në Beograd, për shkak të qëndrimeve politike të Serbisë kundrejt Kosovës.

“Nuk mund të spekuloj se ka apo nuk ka AKI agjentë të saj në Beograd, por si do që të jetë, çdo shërbim inteligjent e ka shërbimin informativ dhe kundër informativ brenda strukturës së saj dhe normal që secili vend që është interes. Në këtë rast interes i Kosovës është edhe Serbia e cila ende ka qëndrim jo miqësor me Kosovën dhe normal që është pjesë e interesit të AKI-së ky vend”, tha Ibishi.

Ai madje mbështet idenë që shërbimi sekret kosovar të ketë agjentë të saj në Serbi, duke thënë se kjo do të ndihmonte Kosovën të ketë informacionet e duhura se ç'ndodh në një shtet që ka pretendime territoriale e politike ndaj shtetit të Kosovës. /dionis xhafa - albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori