A ishte e drejtë lufta e UÇK-së?
Pëlqej
Avokatët e të Drejtave të Njeriut thonë se hetimet që po kryen nga prokurori Uilliamson për krime të supozuara nga udhëheqës të lartë të UÇK-së, gjatë kohës së luftës, mund të heqin njëherë e mirë mjegullën nëse lufta ka qenë e drejtë apo jo.

“Nëse këto raste zgjidhen, atëherë Kosova pastrohet nga përgjegjësitë dhe shoqëria kosovare çlirohet përfundimisht nga disa tensione që shpesh e kanë mbajtur peng atë”, i tha BIRN-it Rron Gjinovci nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (CRDP).

Gjinovci shton se në kohë afatshkurtër Gjykata Speciale shihet si një “demon” për UÇK-në, por se po ta shohësh në kohështrirje, kjo gjykatë do të mund të çlirojë njëherë e mirë shqiptarët nëse e kanë patur apo jo luftën e tyre të drejtë ndaj Serbisë.

Megjithatë, avokatët cilësojnë se është theksuar se “nuk po goditet UÇK-ja, por disa element të saj”.

Amnesty International në një raport të sajin konfirmoi se në Kosovë ka patur dhunë sistematike e deri vrasje te serbeve ne veri nga udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në votimin që iu bë në parlament Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi, ish-drejtori politik i UÇK-së, theksoi se kjo gjykatë do të vërtetojë njëherë e mirë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ngritja e Gjykatës Speciale u votua “pro” nga 89 deputetë dhe “kundër” nga 22 deputetë.

Edhe pse emri i Hashim Thaçit është përmendur edhe nga mediat ndërkombëtare se dyshohet të ketë kryer krime lufte, Thaçi pa asnjë lloj hezitimi pranoi krijimin e Gjykatës.

Behxhet Shala, drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut tha se akuzat e përmendura në raport “nuk janë asgjë e re” dhe se të dyshuarit do të duhej të silleshin para drejtësisë “shumë më herët se sa tashme, 15 vite pas luftës”.

Shala vlerëson se vendimet mund të jenë traumatike për Kosovën, por se do të çlirojnë njëherë e mirë popullsinë, për ta njohur të vërtetën. /dionis xhafa albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 21:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori