A është Shpendi `molla` e sherrit në VV?, shikoni komunikimin e Fisnik Ismailit
Dorëheqjet e shumta në Lëvizjen Vetëvendosje brenda një periudhe të shkurtër, po vazhdojnë ta fundosin këtë subjekt politik drejt ndarjes.
E përderisa largimet nuk ndalen, po dalin të vërteta tjera që tregojnë për problemet që ka kaluar Vetëvendosja gjatë periudhës së fundit.
Duket se një hov të madh në këtë përçarje ka pasur kandidatura e Albin Kurtit për
kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan Lajmi.net.
Kjo është zbuluar nga një komunikim që e ka pasur deputeti i VV-së, Fisnik
Ismaili, me asamblistin e po kësaj partie në Prishtinë,
Egzon Azemi.
Në postimin që
Ismaili e ka shkruar duke paralajmëruar dorëheqjen,
Azemi ka komentuar duke i thënë Ismailit se ishte ky i fundit që kërkonte kandidimin e Shpend Ahmetit për
kryeministër.
“Në mbledhjen e kryesisë se grupit parlamentar në muajin maj 2017 ku e kanë sulmuar Albinin pak para se të nominohej nga Këshilli i Përgjithshëm për
kryeministër, ti Fis ke thënë që duhet të nominohet Shpendi e jo Albini”, ka shkruar
Egzon Azemi.
Ky i fundit ka krahasuar numrin e votave që kishin marrë Kurti dhe
Ahmeti në zgjedhjet lokale e ku dallimi ka qenë në mijëra vota.
E kundërpërgjigja e Fisnik Ismailit ka qenë e menjëhershme. “
Egzon, asht budallaki e madhe me krahasuar bartësin e listës me numrin 5 në listë, i cili publikisht pati thanë që as nuk bahet deputet”, ka replikuar
Ismaili.
Madje, ky i fundit thotë se nëse
Ahmeti do të ishte kandidat për
kryeministër, VV-ja sot do të ishte në pushtet.
“Përndryshe sot e përjetë nuk ka kush që më bindë se me pas qenë Shpendi kandidat për
kryeministër më 11 qershor, sot Lëvizja kishte qenë në pushtet”, ka shkruar
Ismaili.
Debati mes tyre ka vazhduar edhe më tutje.
Ismaili në një mënyrë indirekte e ka akuzuar Albin Kurtin se është fajtor që Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të dalë partia e parë në zgjedhjet nacionale.
“
Egzon pyetja 1 milion dollarëshe. Nëse po thue që populli e deshti Albinin për
kryeministër, pse jemi tuj u q****, me Ramushin tash e s'jemi në pushtet”, ka shkruar sërish deputeti i VV-së.
Ndryshe, përçarjet në këtë parti nuk kanë të ndaluar përkundër se dje Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollqaku nuk e bënë problemin aq të madh.
Dorëheqje nga partia flitet se mund të japin edhe Dukagjin Gorani, Shpend
Ahmeti dhe deputetë të tjerë.
Egzon Azemi është njëri nga asamblistët e VV-së në Prishtinë. Pikërisht
Ahmeti gjatë gjithë fushatës ishte fokusuar te krijimi i shumicës në Kuvendin Komunal.
Shtuar më 05/01/2018,
ora 11:06