A është PDK-ja fajtore për radikalizmin fetar?
Pëlqej
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Blerim Kuçi mendon se PDK-ja është fajtorja kryesore se përse është nxitur radikalizmi fetar në vend.

Kuçi thotë se ishte Thaçi ai që mori në pushtet ekstremistet vetëm për të ruajtur pushtetin dhe se tanimë, vetëm për të dhënë spektakël për ndërkombëtarët, bën arrestime.

"Besoj se Ministria e Punëve të Brendshme ka pasur informata të mjaftueshme për aktivitetin e organizatave të ndryshme që kanë lidhje me organizatat terroriste dhe me ekstremizëm islamik në Kosovë. Kjo nuk do koment sepse jam shumë i sigurt. Pse s’e ka bërë më herët, unë kam mendimin tim, sepse brendapërbrenda kësaj Qeverie ka individë që së paku kanë një lidhje ose janë mjaft joshës për këto organizata ose janë në mes të ekstremizmit islamik", ka thënë Kuçi.

Sipas tij, në momentin që Thaçi e mori votën, për shkak dhe të ushtrimit të presionit ndërkombëtar, i është dashur ti arrestojë personat e dyshuar për terrorizëm. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori