A është kjo video që inkriminon Tërnavën dhe Gogën? (VIDEO)
Pëlqej
Një video e publikuar në youtube më 8 korrik të vitit 2012, Enes Goga një nga hoxhallarët e Bashkësisë Islame të Kosovës të arrestuar për nxitje të urrejtjes dhe shtytje në vepra terroriste, tregon për vendimin e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava që të gjitha xhamitë e Kosovës të flasin për Sirinë.

Enes Goga iu ka folur besimtarëve kosovarë pejan për gati gjysmë ore për rëndësinë që e ka Siria në fenë Islame.

Ndërsa të gjitha citatet nga Kurani përfshirë edhe deklaratat që Goga thoshte se janë bërë nga Muhamedi, i cili nga myslimanët konsiderohet si i dërguari i fundit i Zotit në tokë, fillimisht lexoheshin në arabisht dhe më pas përkthimin e saj e bënte Hoxha pejan, raporton Indeksonline.

“Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, me urdhrin e Myftisë Naim Efendi Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës këtë ditë do ja kushtojmë vëllezërve tonë në Siri. Na ka ardhur edhe qarkorja edhe ligjërata e shkrume”, thotë qysh në fillim të kësaj video Enes Goga.

Në minutat në vijim, ligjërata bëhet edhe më e qartë se çdo gjë që ishte shkruar në qarkoren e Bashkësisë Islame të Kosovës që udhëhiqet nga Naim Tërnava, kishte për qëllim që të bind besimtarët se ata që janë në Siri, janë në tokën e bekuar të Zotit, ku edhe engjëjt “i shtrijnë krahët e tyre”.

Enes Goga e thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë se “rëndësia e tokës së Shamit në fjalorin e ‘Pejgamberit’ përputhet edhe me sot, kohën moderne”.

Ai thoshte se mesazhi i tij i dedikohet me theks të veçantë të rinjve, ndërsa mesazhi kryesor i tij ishte citati i Muhamedit që sipas tij është kështu:

“Iu porositi që iu t'ia mësyni tokës së Shamit (Siria konsiderohet si pjesë e territorit gjeografik që në Islam quhet Sham) se ajo është tokë që Allahu e ka zgjedh dhe në atë tokë jetojnë të zgjedhurit e Allahut... Meleqtë e Allahut i kanë shtri krihtë e tyre mbi tokën e Shamit....”

Urrejtja ndaj shiitëve dhe dëshira për shkatërrimin e Izraelit

Sipas kësaj ligjërate në një xhami të Pejës, Enes Goga lë të kuptojë se një pjesë e konsiderueshme e qarkores së Bashkësisë Islame të Kosovës është e mbushur me urrejtje për shiitët të cilët duket se urrehën më shumë nga ajo që nuk janë serioz në përpjekjet për shkatërrimin e shtetit të Izraelit.

“Është mirë ne si myslimanë me e dit që Shiiat kurrë s’kanë hy në fe myslimane se janë persianë e s’janë arabë. E kanë inatin se Pejgamberi e ka shkatërru perandorinë persiane e ata e kanë andërr edhe njëherë me e kthy perandorinë e tyre. Edhe pse Irani e ka emrin zyrtar Republika Islamike e Irani, atë e ka vetëm kamuflazh. Ata s’kanë me Islamin kurrgjë të përbashkët”, thotë me zë të lartë Enes Goga. /indeksonline/
Shtuar më 27/09/2014, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori