A është ISIS kërcënim për shqiptarët?
Pëlqej
Të gjithë janë të shokuar nga masakrat që po kryejnë militantët e ISIS në Irak.

Gazetari i Financial Times, David Gardner ngre pyetjen se kush mund ta ketë rradhën tashmë pas shtetit të Irakut.

“Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Abu Bekr el-Bagdadi, udhëheqës i esktremistëve njoftoi krijimin e Kalifatit islamik, e ndërsa ky njoftim ishte i përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, rusisht dhe gjuhën shqipe”, shkruan gazetari David Gardner në analizën e tij.

Ai potencon se meqenëse në Shqipëri, Kosovë dhe në vende të tjera me popullsi dërrmuese myslimane, Arabia Saudite ka mbështetje të islamit, kjo, sipas tij, mund ti rrezikojë këta vende nga ndonjë sulm i mundshëm i ISIS.

“Që nga fundi i luftës së ftohtë dhe pas luftërave të ish-Jugosllavisë, te Ballkani Perëndimor - veçanërisht në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Maqedoni dhe madje pjesë të Bullgarisë - ndikimi i fesë myslimane është rritur me hapjen e xhamive apo dhe medreseve”, thuhet në analizën e FT.

Megjithatë, gazetari në fjalë vë në pah se shtetet që ka lartpërmendur, në përgjithësi karakterizohen nga myslimanizëm modern dhe evropian dhe se shtetet po bëjnë ç’është e mundur të shmangin radikalizmin. /albeu.com/

Shtuar më 08/08/2014, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori