Arneud D’anjean tani është anëtar i Parlamentit Europian. Por, ai dikur është përfolur si një agjent i DGSE’së që e ka rekrutuar
Hashim Thaçin. Ky francez, sot, është parë në Zyrat e Presidentit të Republikës së
Francës, Emmanuel
Macron, në një tavolinë bashkë me
Hashim Thaçin dhe zyrtarë tjerë.
Në një dokumentar të Canal + që e ka transmetuar dy vjet më parë, dikur oficer hulumtues për çështje të Ballkanit në shërbimin sekret francez DGSE Arnaud Danjean, përshkruhet si mik i
Hashim Thaçit.
Po ashtu thuhej se ai kishte ndërmjetësuar në raportet ndaj Shërbimit Sekret Francez me Thaçin. Pas 7 viteve në DGSE, ai aktualisht është deputet në Parlamentin Europian. Ai gjithashtu flet gjuhën serbe dhe mund të thuhet se është specialist për Ballkanin, raporton Gazeta Express.
“Ne kemi dashur ta dimë se si është bërë rekrutimi i
Hashim Thaçit, por Danjean nuk pranoi të flasë për këtë çështje” thuhej në dokumentarin e Canal +
Sido që të jetë eprori i Danjean Pierre Siramy, madje kishte pranuar se Franca e ka furnizuar me armë UÇK ‘në.
Lidhja franceze me
Hashim Thaçin kishte filluar në Francë, në Kështjellën e Rambujesë. Madje thuhet se aty Thaçi ishte bërë agjent i
Francës
Se a u bë
Hashim Thaçi agjent sekret, Siramy thotë, ‘Po, ai është bërë agjent”.
Por, këto lidhje të Thacit me D’anjean s’kanë përfunduar.
Hashim Thaci ka bërë sot një vizitë të paparaljmëruar tek Presidenti i
Francës Emanuel
Macron në Pallatin Elize.
“Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i
Francës, Emannuel
Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.
Presidenti
Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.
Në emër të
Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të
Francës për shtetin e
Kosovës.
Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të
Francës për afirmimin e
Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Me këtë rast ftova presidentin
Macron për ta vizituar Kosovën.
E falënderoj presidentin
Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.
Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e
Kosovës. HTH” ka shkruar Thaci.
Por, në fotografitë që janë publikuar sot bashkë me Thacin, këshilltarin e tij Bekim Collakun, Ambasadorin e
Kosovës dhe zyrtarë tjerë shihet edhe D’anjean agjenti i dikurshëm tani i shndërruar në politikan.
Shtuar më 14/03/2018,
ora 15:58