I ftuar mbrëmjen e sotme në “
Xing me Ermalin”,
kryeministri Ramush
Haradinaj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me bashkimin e Shqipërisë dhe
Kosovës.
Moderatori Ermal Mamaqi e pyeti kryeministrin se nëse bashkohet Shqipëria dhe Kosova cili do e japë
dorëheqjen nga posti i kryeministrit,
Haradinaj apo Rama.
Pa u menduar fare,
Haradinaj ngriti dorën dhe u përgjigj se do e jepte ai
dorëheqjen shkruan
xing.al.
“E jap unë. Pse jo”, u shpreh
kryeministri i
Kosovës duke treguar se është e madhe dëshira për të pasur një komb të bashkuar.
Shtuar më 24/11/2018,
ora 22:35