A duhet vazhduar dialogu me Serbinë?
Pëlqej
Tashmë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të udhëhiqet nga shefja e re e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Marrëveshjet e Brukselit, të arritura mes Ashton, Daçiç dhe Thaçit nuk po gjen zbatim në terren.

Ajo edhe është shtyrë, për shkak të zgjedhjeve që u bënë në BE, të zgjedhjve që u mbajtën në Serbi dhe së fundmi edhe në Kosovë.

Aktorët politikë në dialog kanë ndryshuar po ashtu.

E sigurt është se në dialog nuk do të jetë Catherine Ashton, sikundër edhe Ivica Daçiç, ndërsa Hashim Thaçi mund të jetë varësisht nga ajo se kush do të jetë në qeverisjen e re.

Analistët politikë mendojnë se një dialog me Serbinë, kur shumica e marrëveshjeve nuk zbatohet është i pavlerë.

Sipas tyre, qeveria e ardhshme e Kosovës nuk duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë, derisa kjo e fundit ti plotësojë pikat bazë të Marrëveshjes së Brukselit. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori