A duhet te reagoje Tirana dhe Prishtina për tjetërsimin e historisë nga Maqedonia?
Pëlqej
Projekti "Shkupi 2014" ka tashmë katër vjet që ka nisur dhe është në përfundim e sipër.

Në kuadër të këtij projekti janë vendosur një sërë figurash historike, që janë kundërshtuar mjaft, si nga Bullgaria, ashtu edhe nga Greqia.

Shteti bullgar ka konsideruar shpesh se "Maqedonia ia vjedh figurat historike", ndërsa Athina zyrtare ka pretendime lidhur me çështjen e emrit.

Ndërsa, nuk duhet harruar se brenda Maqedonisë jetojnë edhe shqiptarë dhe për figurat shqiptare historike nuk është bërë sa duhet, e ata nuk janë vënë mjaftueshëm në projektin "Shkupi 2014".

Historiani Frashër Demaj thotë për lajmi.net se shteti i Maqedonisë nuk ka histori të vetën sepse sipas tij, maqedonasit e sotëm nuk janë pasardhës së maqedonasve të vjetër.

Sipas tij, është karakteristike që ata vende që nuk kanë histori, e përvetësojnë atë, sikundër po bën shteti i Maqedonisë.

“Zakonisht popujt që nuk kanë histori përvetësojnë figura të të tjerëve. Praktikisht popullsia maqedone e sotme nuk ka histori pasi që nuk ka të bëjë me maqedonasit e vjetër që ishte njëra nga popullsitë më të vjetra në Ballkan dhe natyrisht që maqedonasit janë krijuar si komb pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, praktikisht duke fituar statusin e Maqedonisë së sotme në kuadër të Jugosllavisë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Maqedonia mbeti si shtet i organizuar”, ka thënë Demaj.

Historiani vazhdon të tregojë më tej se "maqedonasit po bëjnë përpjekje të bëjnë të tyrin Aleksandrin e Madh, por edhe Nënë Terezën".

Anadaj sipas tij, duhet një reagim nga Tirana dhe Prishtina, sikundër kanë vepruar fqinjët e tjerë. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori