A duhet që Vetëvendosje ta udhëheqë dialogun me Serbinë?
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kushtet e përcaktuara, për të qenë pjesë e koalicionit LDK-AAK-NISMA.

VV-ja ka thënë së fundmi se kushti që kërkon ti plotësohet është udhëheqja e dilogut me Serbinë.

Për analistin Gazmend Islami, Vetëvendosje duhet ta udhëheqë dialogun, për shkak se nuk del jashtë parimeve të saj dhe ka premtuar se do të rishihen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Unë mendoj se Lëvizja Vetëvendosje së pari duhet ti rishikoj kërkesat e veta karshi bllokut tjetër që janë për të bërë Qeverinë e përbashkët me partitë shqiptare. Mendoj se Lëvizja Vetëvendosje është parti e cila mund ti udhëheq këto bisedime për disa arsye, e para është se ajo nuk guxon të dalë jashtë konturave të asaj që ka thënë gjatë gjithë kohës, e dyta Albin Kurti njihet si një njeri që nuk luan me fjalën dhe është dëshmuar se kur është në pyetje çështja e vendit, nuk bënë kompromise, e treta ai mund të rishikoj marrëveshjet e arritura deri më tani me Serbinë dhe ti bëjë publike që ka bërë Hashim Thaçi”, tha Islami për Bota Sot.

Mirëpo, sipas tij, kjo duhet të ndodhë për një kohë sa më të shpejtë, pasi që nëse VV-ja mbyllet brenda mureve të veta, mund të pësojë rënie si parti zgjedhjeve të ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori