A duhet dialog pa kushte me Serbinë?
Kosova ka reaguar zyrtarisht përmes Edita Tahirit, e cila i ka dërguar një letër me shkrim BE-së lidhur me rastin e emërimit ilegal të kryekomunarit së Stërpcës nga Aleksandër Vuçiç, që nënkupton vazhdim të politikës serbe për struktura paralele në veri të Kosovës.

Serbia ka vazhduar t’i mbajë strukturat paralele edhe në katër komunat veriore dhe për të cilat Qeveria e Kosovës e ka njoftuar në vazhdimësi Bashkimin Evropian, përfshirë dhe në Raportin për gjendjen në implementimin e Marrëveshjeve të Brukselit të dërguara ën BE në tetor 2014”, tha Tahiri.

Edhe analistët politikë kanë vlerësuar se me veprimet që po kryen Serbia, duhet që shteti serb të kushtëzohet në dialog./albeu.com/

Shtuar më 07/01/2015, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori