A do t'i kthehet Donika kuzhinës së AAK-së?
Pëlqej
Deputetja e deritashme e VV-së Donika Kadaj-Bujupi që nga sot iu rikthye partisë që i shërbehu plot 13 vite, dhe për të cilën nuk kurseu asnjë fjalë sa ishte pjesë e partisë së Kurtit, dikur kishte gatuar edhe bukë në emër të AAK-së.

Ajo sa ishte në arrest shtëpiak për shkak se kishte hedhur gaz lotsjellës në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës nuk kishte pasur mundësi t'iu bashkohej protestuesve të Opozitës. Kësisoj, të paktën ishte kujdesur për ushqimin e tyre.

Në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në Facebook, Donika Kadaj kishte treguar se kishte gatuar ushqim për protestuesit.

“Kur s’te lajn me dal…Gatuaj per protestuesit”, ka shkruar ajo.


Shtuar më 14/03/2018, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori