Falsifikime dhe deklarime të rreme, Apeli shpall të pafajshme Etleda Çiften

Apeli i Posaçëm ka shpallur të pafajshme, Etleda Çiften, anëtare e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, KPK.
Në këtë mënyrë peli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që shpallet të pafajshme anëtaren e KPK Etleda Ciftja.

Ndaj Etleda Çiftjas rëndoNIN akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.

Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Sipas SPAK, Çiftja ka blerë fiktivisht 2 sipërfaqe toke në Kavajë, që disponoheshin nga familja e saj dhe më pas dorëzoi në një bankë të nivelit të dytë, dokumentet hipotekore ku përfitoi kredinë për blerjen e një apartamenti me vlerë 42 mijë dollarë.

SPAK shprehet se Çiftja ka blerë fiktivisht sipërfaqen e tokës tek familjarët e saj me qëllim që të mashtronte bankën për të përfituar kredinë.

Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Më parë janë proceduar anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ky i fundit i shkarkuar pasi u dënua me vendim të formës së prerë për falsifikim të formularit të aplikimit që mundësoi zgjedhjen e tij si anëtar i Kolegjit.


Shtuar 12.01.2023 15:37