Kosova ka 4 muaj që nuk po del nga kriza politike ku është përfshirë.
Kjo krizë ka lindur për shkak se liderët partiakë nuk bien dakord për kryeparlamentarin dhe më tej për qeverinë e re.
Në të tilla kushte është hedhur ideja se zgjidhja mund të vijë nga ndërkombëtarët.
Shumë analistë e kanë pare si një shenjë të mirë ndërhyrjen ndërkombëtare, në kushtet kur kjo zgjidhje nuk gjendet mes vetë politikanëve.
Përkundër, këshilltari i parë i Ramush Haradinajt, Avni
Arifi e shikon ndërhyrjen ndërkombëtare si diçka që tregon se liderët kosovarë nuk janë të aftë të zgjidhin ngërçin që ka përfshirë vendin.
Arifi thekson se shpreson që PDK-ja ta kuptojë se nuk është shumicë dhe ti hapë rrugën partive në koalicion. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2014,
ora 17:16