A do të ndahet VLAN?
Pëlqej
Gjithnjë e më shumë po duket se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi nuk po gjendet një zgjidhje për ngërçin politik.

Në rast se vendi i drejtohet sërish zgjedhjeve, përballë njëra-tjetrës mund të kemi nga njëra anë PDK-në dhe nga ana tjetër LDK-AAK-NISMA.

Kjo, pasi nga Vetëvendosje e kanë konfirmuar se në zgjedhje do të shkojnë të vetëm dhe jo në koalicion.

Ndërkaq, tre partitë e tjera në bllok, LAN mund të shkojnë si koalicionzgjedhje të reja.

Nga LDK-ja dhe AAK-ja kanë sqaruar se nuk do të donin që vendi të shkojë në zgjedhje, por në rast se kjo gjë imponohet, atëherë do të shkojnë në to si koalicion, pra si LAN. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori