A do të mësojnë në shqip nxënësit e Preshevës?
Pëlqej
Përfaqësues të Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës po presin nga autoritet në Beograd, që ata të lejojnë nxënësit shqiptarë në Luginë të mësojnë me tekste shkollore në shqip.

Nxënësit shqiptarë të Preshevës deri më tani kanë mësuar vetëm libra serbisht dhe jo në shqip.

Sipas Galip Beqirit, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, falë angazhimit të përfaqësuesve të Komisionit për Arsim të Këshillit Nacional, deri më tani për shkollat fillore janë realizuar më se 70 % e teksteve, ndërkohë që pritet leja edhe për librat e shkollave të mesme, transmeton KTV.

Ndërkaq, sipas legjislaturës serbe mbi arsimin fillor, të gjjthë nxënësve në Serbi, iu shpërndahen librat falas nga klasa e parë deri në të katërtën, ndërkohë që një praktik e tillë nuk bëhet edhe për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës. Një kërkesë për dhënie të librave falas në seancën e fundit të parlamnetit serb e parashtroi deputeti popullorë Shaip Kamberi, për përmbushjen e së cilës premtoi kryeministri serb Aleksandër Vuçic.

Në Luginën e Preshevës viti i ri shkollor pritet të nisë më 1 shtator, e ndërsa pritet të shihet nëse autoritetet në Beograd do ta mbajnë apo jo premtimin për tekste shqip të nxënësve shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori