I shumëkërkuar për një tentativë vrasjeje, arrestohet në një lokal në Tiranë polaku

Një 25-vjeçar polak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, është arrestuar në një lokal pasditen e së mërkurës në Tiranë.

Bëhet fjalë për Dominik Orloweki.

Lokalizimi dhe arrestimi i tij u bë i mundur nga Sektori FAST.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë në Gdansk të Polonisë.


Shtuar 16.08.2023 22:52