A do të ketë aksione të reja në Veri, flet zëdhënësi i KFOR-it
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, me rastin e paralajmërimit të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, se “Prishtina po përgatit aksioneveri”, thotë se KFOR nuk ka marrë kurrë një informacion të tillë.

“Ne nuk komentojmë spekulime apo informacione të pabazuara”, ka deklaruar ai për gazetën serbe “Politika”

“Ne jemi dakord me delegatët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilët gjatë sesionit të fundit vazhdimisht i bënë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga retorika, deklarata dhe veprime nxitëse që mund të rrezikojnë dialogun dhe pajtimin”, shtoi ai.


Shtuar më 14/06/2019, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori