A do të kemi zgjedhje të reja?
Pëlqej
Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje të reja, në mënyrë që të zgjidhet ngërçi politik i krijuar.

Ndërsa, zyrtarët e koalicionit LAN thonë se vendi e ka shumicën për të formuar qeverinë dhe ngritur institucionet dhe nuk ka nevojë për zgjedhje.

“PDK-ja nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhe të reja, sepse tashmë qytetari i Kosovës është lodhur duke mbajtur zgjedhje pas zgjedhjesh. Është hera pestë që qytetari i Kosovës po e rikonfirmon mbështetjen që ka për PDK-në, për punën e mirë që ka bërë deri më tash në qeverisje. Jam i sigurt se edhe nëse shkohet në zgjedhje blloku bllokues do ta marrë atë që meriton - goditjen me votë të qytetarëve të Kosovës. Pra, nëse shkojmë në zgjedhje, jam shumë i sigurt se PDK-ja do të korrë një fitore të thellë dhe bindëse”, tha Graboci për Epoka e Re.

Ndërsa i nominuari për kryeministër nga koalicioni opozitar, Ramush Haradinaj është shprehur se vendi e ka shumicën, që është koalicioni në opozitën aktuale dhe se nuk ka përse të ketë zgjedhje të reja. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori