A do të kemi koalicion PDK-LDK?
Pëlqej
Kosova ka mbetur në një ngërç politik thuajse të pazgjidhshëm.

Nga njëra anë ështe PDK-ja që është partia me shumicën e votave, por nuk po gjen partner në koalicion, e nga ana tjetër koalicionin "opozitar" mes LDK-AAK-NISMA.

Një situatë e tillë duket se flet vetëm për ngërç, e ndaj po shihen lëvizje të reja politike, transmeton Tv Rrokum.

Burime të sigurta brenda PDK-së i kanë thënë televizionit në fjalë se sot është zhvilluar një takim ndërmjet përfaqësuesit të PDK-së Adem Grabovci, me disa nga deputetët e LDK-së, për të biseduar rreth lidhjes së koalicionit për bashkëqeverisje.

Sipas këtij burimi, Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme ti shtrijë dorën LDK-së për bashkëqeverisje./albeu.com/

Shtuar më 27/08/2014, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori