A do të integrohet veriu i Kosovës?
Pëlqej
Në veri thuajse ke të bësh me një "shtet tjetër", paralel me Kosovën, ku edhe Gjykatat funksionojnë të ndara nga Prishtina.

Marrëveshja e 19 Prillit e vitit 2013 e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit, ishte cilësuar si nje arritje e madhe, sidomos në drejtim të integrimit të veriut të Kosovës.

Në bazë të asaj marrëveshje, Beogradi pati bindur serbët e veriut që ne një përqindje simbolike të dalin në zgjedhje dhe t'i marrin nën drejtim legal e legjitim institucionet e pushtetit lokal.

Mirëpo, situata nuk është përmirësuar as sot e kësaj dite, teksa gjithçka ka mbetur aty ku ka qenë.

Vetëm disa ish-pjesëtarë të MUP-it serb kanë arritur të "integrohen" në Policinë e Kosovës.

Ndërsa Prishtina pretendon nga njëra anë të integrojë veriun, nga ana tjetër Beogradi po tenton krijimin e asocacionit të komnave serbe në Kosovë. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2014, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori